Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Liga Ballkanike me 9 skuadra

  • Liga Ballkanike me 9 skuadra
15 September 2015

Pasi që Sutjeska-s nga Mali i Zi nuk i ka përmbushur detyrimet ndaj Ligës Ballkanike (BIBL), drejtuesit e kësaj të fundit kanë vendosur që kjo skuadër të mos garoj në edicionin 2015/16.

Dhe pasi që menaxhmenti i BIBL nuk ka mundur të gjejë një ekip cilësore për të zëvendësuar Sutjeska-n, ka vendosur që të garohet me sistem prej 9 klubeve, në dy grupe me nga 4, respektivisht 5 ekipe.

Menaxhmenti i BIBL nuk dëshiron që skuadrat e tjera të vuajnë për anulimin e pjesëmarrjes të Sutjeska-s në edicionin e ri dhe kështu janë  angazhuar për të gjetur një sistem të ri që do t'u jap një shans të barabartë dhe të drejtë të gjitha klubeve për TOP 8 dhe për të luftuar për trofe.

Risia në këtë sistem është etapa kualifikuese që do të zhvillohet pas fazës së grupeve dhe do të involvojë 4 ekipet e para të Grupit A dhe B si dhe skuadrën e pozicionuar në vendin e pestë në Grupin B.

Ata do të luajnë në turneun që do të zhvillohet në mes 26 dhe  28 janarit të vitit të ardhshëm në një terren neutral, ku edhe do përcaktohet se kush do të kualifikohet për TOP 8. 

Ekipi që do të plasohet i fundit nuk do t'i vazhdojë më garat, kurse të tjerët do të vendosen në Grupin C dhe D pas procedurës së shortit.

BIBL do të jetë përgjegjëse për shpenzimet e akomodimit të klubeve që do të luajnë në raundin kualifikues, si dhe për ato të gjyqtarëve dhe delegatëve të ndeshjeve.

Me këtë sistem nuk do të ketë diskriminohet asnjë klub në BIBL në këtë edicion. Pas fazës së parë ekipet do të ndahen në dy grupe të reja të cilat më pas do të luajnë me njëra-tjetrën me ndeshjet në shtëpi dhe jashtë saj. Dy skuadrat e para në secilin grup do të kualifikohen për në gjysmëfinale të "play-off"-it.

Numri i përgjithshëm i ndeshjeve për edicionin e ardhshëm do të jetë 65, që është një lojë më pak se sa me sistemin me 10 klube. Në këtë mënyrë nuk do të ketë as diskrimin për sponsorët e ligës dhe të klubeve apo edhe të të drejtave televizive që do të transmetojnë ndeshjet.

Orarin e përmirësuar të edicionit 2015/16 dhe rregullat mund t'i gjeni në faqen zyrtare të Ligës Ballkanike (BIBL). 

Në edicionin e ri të BIBL do të luajnë tri ekipe kosovare, kampionia në fuqi e kësaj lige, Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi i Prizrenit, që do të debutoj në këtë edicion.