Në mbledhjen e mbajtur në Hotelin Swiss Diamond, ndër të tjera, Federata e Basketbollit të Kosovës ka ndërruar llogon e saj.
Derisa llogoja e mëparshme nuk ipte kurrëfarë shenje shtetësie dhe në takimet me delegacione të huaja nuk mund të konkuludohej nga llogoja se prej cilit vend vjen FBK-ja, kjo është larguar me llogon e re.
Ajo tashmë përveç tjerash prezenton edhe shtetin e Kosovës, ka yjet e flamurit të shtet dhe kjo do të jetë shumë prezentuese si në paraqitje ashtu edhe në aludim se kujt do të mund t'i takojë.
Në votimin për llogon e re, të gjithë anëtarët ishin PRO, duke mos pasur asnjë kundërshtim për atë.
Kështu, tash e tutje FBK-ja do të prezentohet me llogon e re të saj - për të cilën do të krijohet një vegëz speciale në www.basketbolli.com, ku të gjitha mediat dhe të interesuarit do ta kenë llojin e llogos me madhësi e dimension origjinal për çka do të përdoret.