M-Junior nga Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës për grupmoshën U-14, pasi në finale e ka mposhtur Riinvest Prishtinën me rezultat 37:36 në ndeshjen e luajtur të dielën në palestrën “Jeton Tërstena-Tota” në Vushtrri.
Të dyja skuadrat kanë luftuar për çdo top dhe herë njëra e herë tjera kalonte në epërsi, por që në fund më të suksesshëm u treguan basketbollistët e M Junior.
MVP i finales së Kupës së Kosovës për grupmoshën U-14 është shpallur Altrim Ismajli, basketbollist i M Junior, ndërsa trofeun ia ka ndarë u.d. sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Ndërkaq Kupën kapitenit të M Junior, Bledar Thaqit ia ka dorëzuar Komesari i Garave i FBK-së, Faton Kurshumlija.
Medaljet për skuadrat finaliste i ndanë, u.d. sekretarja e përgjithshme e FBK-së dhe Komesari i Garave.