Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Marmarinos: Nder të drejtoj Kosovën, duam të fitojmë

  • Marmarinos: Nder të drejtoj Kosovën, duam të fitojmë
  • Marmarinos: Nder të drejtoj Kosovën, duam të fitojmë
  • Marmarinos: Nder të drejtoj Kosovën, duam të fitojmë
  • Marmarinos: Nder të drejtoj Kosovën, duam të fitojmë
  • Marmarinos: Nder të drejtoj Kosovën, duam të fitojmë
  • Marmarinos: Nder të drejtoj Kosovën, duam të fitojmë
  • Marmarinos: Nder të drejtoj Kosovën, duam të fitojmë
14 February 2020

Të premten në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është mbajtur konferenca për media, ku është prezantuar përzgjedhësi i ri i Kosovës, ChristosMarmarinos, derisa shumë i lumtur për marrëveshjen e arritur ishte edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. Ndërkohë, drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, ka prezantuar listën e gjerë për ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut dhe shtabin teknik. 

Fetahu është shprehur se, jemi të nderuar që kemi një trajner si Marmarinos, i cili është shumë ambicioz. “Ne jemi të nderuar që sot prezantojmë trajnerin e ri të Kosovës, ChristosMarmarinos. Chritos është një trajner shumë ambicioz dhe me shumë njohuri për basketbollin modern. Është një kohë e shkurtër për të punuar me basketbollistët, pasi që ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut janë shumë afër, por besojmë në aftësitë e tij. Shpresojmë se do të kemi suksese dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për një kohë më të gjatë”, ka thënë Fetahu. Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët se a duhet të adaptohen lojtarët me trajnerin apo trajneri me lojtarët, Fetahu shtoi se, kjo është e ndërsjellë dhe do të gjendet një balancë mes trajnerit të ri dhe lojtarëve të Kosovës.  

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se është një nder të drejtojë Kosovën. “Fillimisht dua të them se kam hasur në një mikpritje të ngrohtë nga drejtuesit e FBK-së dhe po ndihem shumë mirë. Jam i nderuar që do të drejtoj Kosovën dhe do të kem mundësi të punoj me lojtarët e Kosovës. Për mua është një mundësi e mirë, por shpresoj se do të bëjmë një punë të mirë bashkërisht dhe do të kemi suksese. Synimi ynë të fitojmë. Kemi dy ndeshje të vështira, por ne do të përqendrohemi në forcat tona dhe lojtarët që kemi”, ka thënë Marmarinos. 

Ndërkohë, Rugova ka prezantuar shtabin teknik: Bujar Loci, Gyltekin Selimi, Dritëro Sefaja, Illmen Bajra, Merkur Dobroshi, Kujtim Shala, Admirim Krasniqi, Granit Rugova dhe Edita Mendunjanin.  

Rugova bëri publike edhe listën e gjerë, ku janë 17 lojtarët, listë që më pas do të shkurtohet në 12. Basketbollistët e ftuar janë: Alban Veseli, Altin Morina, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, EdmondAzemi, Ergin Grosha, ErjonKastrati, Fisnik Rugova, Gëzim Morina, LeonardMekaj, Meriton Ismaili, MikaileTmusiq, Samir Zekiqi, ShawnJones, Ujkan Karanezi, Urim Zenelaj dhe Valon Bunjaku.  

Përgatitjet e Kosovës do të fillojnë më 17 shkurt (e hënë), derisa ndeshja e parë e Dardanëve është ndaj Islandës në Prishtinë më 20 shkurt, kurse sfida e dytë ndaj Luksemburgut në udhëtim më 23 shkurt.

Ndeshjet janë të vlefshme për parakualifikimet për Botërorin 2023.