Në fundjavën që kemi lënë pas është mbajtur FIBA SCOD Referees Webinari Online për gjyqtarët e FBK-së në platformën Zoom.
Në këtë webinar pjesëmarrës kanë qenë 57-60 gjyqtarë vëzhgues të FBK-së. Ëebinari është udhëhequr nga FIBA Instruktori Nacional, FIBA Referee Instructori Gjorgi Piperkov, Prof. Ridvan Ekmekci, si dhe me një fjalë përshëndetëse të gjithë gjyqtarëve i është drejtuar edhe FIBA Referee Manager, Davorin Nakiq, i cili falënderoi Federatën e Basketbollit të Kosovës për punën shumë të mirë për edukimin dhe avancimin e gjyqtarëve, duke mos anashkaluar edhe punën gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, si dhe pjesëmarrjen e madhe të gjyqtarëve në webinarët e FIBA-s.
Në këtë klinikë temat e prezntuara ishin:
- Edicioni 2020-2021 Pritjet dhe qëllimet
- Evaulimi i klipeve nga SL 2019-2020
- Ndryshimi i Rregullave të Basketbollit 2020
- Lojtari në Aktin e gjuajtjes
- Kriteret për Gabimet Josportive
- Thirrjet e gabuara
- Online Testi
- Përmbyllja e klinikës
FIBA Referee Instruktori, Gjorgi Piperkov është ndarë shumë i kënaqur me organizimin dhe pjesëmarrjen e gjyqtarëve, të cilët kanë evauluar klipet dhe kanë qenë aktivë gjatë interpretimit të rregullave të basketbollit.
Të gjithë gjyqtarët i janë nënshtruar edhe Online testit nga Njohja e Rregullave të Basketbollit dhe rezultatet e testit kanë qenë shumë të suksesshme.
20 Shtator
Në sallën e sportit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit është mbajtur FIBA Fitnes testi, ku testit i janë nënshtruar 33 gjyqtarë.
FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija, është shprehur se është i kënaqur me rezultatet e Fitnes testit dhe paraqitjen e gjyqtarëve në përgjithësi në këtë webinar shumë të rëndësishëm.