Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Mbahet takimi me trajnerët e Përfaqësueses A të femrave

  • Mbahet takimi me trajnerët e Përfaqësueses A të femrave
5 October 2020

Të hënën në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova janë takuar me trajnerët e Përfaqësueses A të femrave, që është formuar në këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla.

Dushku ju ka uruar sukses në përfaqësimin e Kosovës A në garat ndërkombëtare, që do të jetë historike, pasi është hera e parë që do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Sekretarja e Përgjithshme shtoi se, debutimi është shumë i rëndësishëm dhe njëkohësisht historik, duke shpresuar në rezultate sa më pozitive. Ajo ju dëshiroj sukses në punën e përbashkët që do të kenë, për një përfaqësim sa më dinjitoz.

Rugova së bashku me përzgjedhësin Fidan Shatri dhe ndihmëstrajnerët Pal Syla, Kemajl Muja e Lorik Kllokoqin, si dhe menaxheren, Kimete Haliti kanë diskutuar për planin e përgatitjes, grumbullimin e Kosovës A, synimet dhe planet për të ardhmen.

Kosova A (femrat) pritet të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 Qershor.

Në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla-Femrat në vitin 2020 janë paraqitur për të garuar: Andorra, Qipro, Gjibraltari, Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Norvegjia, por që u anulua për shkak të pandemisë Covid-19. Regjistrimi i shteteve për pjesëmarrje në FIBA Kampionate Evropiane në FIBA Europe do të bëhet si zakonisht, pra ndërmjet muajve Shtator/Tetor 2020.