Mbi 100 basketbollistë kanë aplikuar për të qenë pjesë e kampit përzgjedhës që fillon të premtën dhe udhëhiqet nga trajneri amerikan, Chris Dial. Lajmërimi i më shumë se 100 fëmijëve për një ditë është dëshmi shumë e fuqishme se sa të interesuar janë basketbollistët e rinj për punë cilësore dhe paralajmërim se kampi do të jetë edhe një projekt i suksesshëm i i FBK-së.
Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha lidhur me numrin e fëmijëve të lajmëruar deklaroi: "Ne presim që në kamp të paraqiten rreth 200 fëmijë të grup moshës 2000/2001 dhe pres që deri të enjten pasdite ky numër të arrihet ose edhe të tejkalohet".
Kjo është hera e parë që FBK organizon kamp përzgjedhës për grup mosha të reja.