5 August 2015
Shoqata e Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (SHGJFBK) njofton gjyqtarët dhe vëzhguesit e saj se më 12 dhe 13 Shtator 2015 do të mbahen testimet dhe seminari para fillimit të edicionit të ri të garave 2015/16.
Në këtë seminar do të ligjëroj instruktori i FIBA Evropës, Dragan Medan.
Për temat dhe vendin e mbajtjes së këtij aktiviteti gjyqtarët dhe vëzhguesit do të njoftohen në ditët në vazhdim.