Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Me duelin Sigal Prishtina – Bashkimi nis xhiroja e XXVII e Superligës

  • Me duelin Sigal Prishtina – Bashkimi nis xhiroja e XXVII e Superligës
7 April 2016

Derbi i xhiros së XXVII në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të premten në kryeqytet, kur do të takohen Sigal Prishtina dhe Bashkimi nga Prizreni. Kjo ndeshje do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 19:00.

Në duelet e deritashme janë bardhekaltrit që kanë bilanc më të mirë, pasi në tri takimet e zhvilluara, kanë regjistruar 2 fitore e 1 humbje, derisa ata i kanë mposhtur prizrenasit edhe një herë në kuadër të gjysmëfinales së Ipko Kupës së Kosovës.

Duke marr parasysh formën nëpër të cilën po kalon Sigal Prishtina, ajo vlerësohet favorite karshi Bashkimit edhe në këtë ndeshje.

Njëherësh këto dy skuadra do të përballen edhe në gjysmëfinale të “play-off”-it, i cili do të startoj pas dy jave.

Në duelet e tjera të kësaj xhiroje, Vllaznimi e pret Trepçën po ashtu të premten, duke filluar nga ora 20:00, kurse të dielën në program është ballafaqimi në mes Kerasan Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, takim ky që do të luhet me fillim nga ora 12:00.