Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi priti sot në takim delegacionin e FBK-së të udhëhequr nga kryetari Erolld Belegu, në përbërje të të cilit ishin edhe Valton Bilalli – anëtar i Bordit dhe Leart Hoxha – Sekretar i Përgjithshëm.
Krerët e FBK-së njoftuan ministrin Krasniqi për zhvillimet më të reja në FBK, në raport me FIBA-n dhe me zhvillimet në Kosovë.
Minsitri Krasniqi po ashtu u informua për projektin ideor të FBK-së për themelimin e një qendre të performancës së lartë, ku do të punohej me reprezentacionet e grupmoshave të reja të Kosovës.
“Pasi kemi siguruar sponsorë për të gjitha ligat e kategorive të reja dhe kemi shtuar numrin e lojtarëve të rinj dukshëm, koha ëhstë që të fokusohemi në reprezentacione dhe në punë sa më profesionale në këtë segment” pohoi kryertari Belegu.
Projektet dhe iniciativat e FBK-së morrën përkrahjen e plotë të ministrit Krasniqi, i cili inkurajoi krerët e FBK-së që ti drejtohen MKRS-së me projekte konkrete për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm.
"Gjeneratat e reja janë e ardhmja dhe FBK-ja edhe në këtë aspekt po i prinë trendeve në sportin e Kosovës. Mendoj se kjo ide është ambicioze dhe shumë e qëlluar dhe e ka përkahjen time të plotë", deklaroi ministri Krasniqi.
Ministrit Krasniqi po ashtu iu prezentua edhe Kodi i Mirësjelljes i FBK-së, projekti më i ri i FBK-së për sensibilizim të opinionit për basketbollin, që do të prezentohet gjatë kësaj jave.