Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

MKRS-ja licencoi FBK-në për katër vitet e ardhshme

  • MKRS-ja  licencoi FBK-në për katër vitet e ardhshme
4 March 2016

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), në një ceremoni zyrtare, të organizuar të premten në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, e ka licencuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për katër vitet e ardhshme, e cila i ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara me Ligjin për Sport dhe me Udhëzimin Administrativ.

Me këtë rast, ministri Kujtim Shala, e përgëzoi federatën për punën dhe përmbushjen e kritereve për licencim, dhe u shpreh se ky akt rregullon marrëdhëniet mes MKRS-së dhe FBK-së dhe në të njëjtën kohë hap rrugën për procesin tjetër, atë të nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, me çka MKRS-ja ndihmon programin e federatës.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha e ka falënderuar ministrin Shala për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në funksion të zhvillimit dhe të avancimit të basketbollit kosovar si në planin e brendshëm , ashtu edhe në atë ndërkombëtar.