Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Mornar-i të martën zbret në “Sezai Surroi” për ta sfiduar Bashkimin

  • Mornar-i të martën zbret në “Sezai Surroi” për ta sfiduar Bashkimin
7 March 2016

Bashkimi nga Prizrenit ka triumfuar javën e kaluar ndaj Teodo-s në Tivat të Malit të Zi dhe kështu i ka mbajtur gjallë shpresat për një vend në gjysmëfinale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Portokallinjtë duhet të fitojnë në të dyja ndeshjet në shtëpi, ndaj Mornar-it dhe Beroe-s. Për të siguruar avantazh në raport me Mornar-in ata duhet ta mposhtin këtë ekip me 16 pikë epërsi. Opsioni më i mirë është të fitojnë në të dyja duelet, më pas Beroe ta mposht Teodo-n dhe Mornar-i ta bëjë të njëjtën gjë në duel me Teodo-n në xhiron e fundit. 

Tani për tani të katër ekipet e Grupit C të BIBL-it kanë shanse të kualifikohen në gjysmëfinale. Pas ndeshjeve të së martës situata do të jetë më e qartë dhe më pas do të dihet më shumë se cilat ekipe kanë shanse të pastra për të vazhduar tutje. 

Prizrenasit janë përgatitur maksimalisht dhe synojnë fitore ndaj Mornar-it në “Sezai Surroi”, ndeshje kjo që do të zhvillohet të martën duke filluar nga ora 19:00.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Tivar në mes Mornar-it dhe Bashkimit fitore kanë regjistruar malazezët me shifrat 78:63.

Basketbollisti i ekipit nga Prizreni, Granit Rugova ka thënë janë në formë të mirë dhe shpresojnë në fitoren e radhës, pas asaj ndaj Teodo-s (82:76):

“Është e vërtetë se takimi me Mornar-in është si finale dhe dihet rëndësia e fitores, po ashtu edhe domethënia e humbjes. Me fitore do të jemi një hap më afër gjysmëfinales, ndërsa me disfatë, ne do ta humbim rastin për TOP 4 të BIBL-it. Ndaj Mornar-it do të kemi qasje të njëjtë si ndaj Teodo-s.  Do të thotë do të aplikojmë mbrojtje shumë të fortë dhe kundërsulme të shpejta, në mënyrë që të mos i lejojmë ata të vendosën në mbrojtje”.

Duhet theksuar se deri më tani është kampioni në fuqi i BIBL-it, Sigal Prishtina që e  ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale nga skuadrat kosovare, ndërsa Bashkimi dhe Peja po bëjnë përpjekje maksimale për të siguruar vizën për më tutje. 

Grupi C

E martë

Beroe - Teodo         17:00

Bashkimi – Mornar            19:00