Sigal Prishtina e ka regjistruar edhe disfatën e dytë në kuadër të Grupit B të Ligës Ballkanike. Mornari i Tivarit ka dale fitues në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me rezultat 91:104.
Momenti vendimtar i ndeshjes ishte në çerekun e tretë, kur mysafirët kanë luajtur shumë mire, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, duke krijuar avantazh dyshifror, të cilin e ruajtën deri në përfundim të takimit.
Tashmë Mornari ka 3 fitore dhe 3 humbje dhe e zë vendin e tretë në grup, derisa Prishtina i ka 4 fitore e 2 humbje dhe është e dyta në grup.
Nikola Korac ishte lojtari më efikas i ekipit fitues me 29 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime. Te Sigal Prishtina, lojtari më efikas ishte Dardan Berisha me 31 pikë.