Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

​Muratore interesohet për basketbollin e Kosovës

  • ​Muratore interesohet për basketbollin e Kosovës
4 October 2014

Kryetari I ri I FIBA-s Horacio Muratore ka premtuar se do të merret shumë më seriozisht me cështjen e basketbollit kosovar dhe ndërkombëtarizimin e tij.

Këtë premtim Muratore e dha në takim me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës Erolld Belegun dhe Sekretarin e Përgjithshëm Leart Hoxhën, në Stamboll, në margjinat e Kampionatit Botëror për Femra Turqia 2014.

Në atë që u cilësua si takim shumë I këndshëm joformal, kryetari I FBK-së Erolld Belegu, e njoftoi kryetarin e ri të FIBA-s Horacio Muratore për zhvillimet e basketbollit dhe sportit në Kosovë dhe përparimet e fundit që janë bërë në aspektin e ndërkombëtarizimit të sportit, përfshi pranimin e plotë të Fedeartës së Hendbollit të Kosovës në federatën evropiane.

Kryetari I FIBA-s nga ana e tij u shpreh i kënaqur me faktin që takohet me drejtuesit e FBK-së dhe është në gjendje të marrë informata nga dora e parë për basketbollin e Kosovës.

"Ka qenë një takim shumë konstrkutiv edhe pse jo formal , meqë z.Muratore në mënyrë zyrtare do të na prêt në fillim të vitit të ardhshëm. Sidoqoftë, premtimi i tij se personalisht do të angazhohet për të shikuar se cka mund të bëhet më shumë në rastin e Kosovës, është shumë domethënës dhe i mirëseardhur" ka deklaruar kryetari I FBK-së Erolld Belegu pas këtij takimi.

Beelgu sot gjatë ditës ka pasur edhe njuë takim me drejtorin sportive të FIBA-s Lubomir Kotleba, I cili njëherësh edhe njeriu përgjegjës për FBK-në në FIBA.

Belegu e ka informuar edhe drejtorin Kotleba për zhvillime te fundit në Kosovë dhe ka është njoftuar nga Kotleba për zhvillimet e fundit pas kongresit të FIBA-s të mbajtur në Spanjë.

Delegacioni I FBK-së që po qëndron në Stamboll në Kampioantin Botëror për Femra në agjendë ka edhe takime me drejtues të tjerë të lartë të FIBA-s gjatë dy ditëve të ardhshme, kur në program janë ndehsjet gjysmëfinale dhe finalja që zhvillohet të dielën.