Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ndërpritet ndeshja, Trepca – Peja, fitore e mysafirëve me rezultat 20:0

  • Ndërpritet ndeshja, Trepca – Peja, fitore e mysafirëve me rezultat 20:0
11 January 2017

Derbi kosovar në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BILB) në kuadër të Grupit B ndërmjet Trepcës dhe Pejës i luajtur në palestrën “Minatori” të Mitrovicës është ndërprerë. Dhe si rezultat i kësaj fitorja u ka takuar mysafirëve me rezultat 20:0.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur të mërkurën mbrëma, pak caste pas ndërprerjes së ndeshjes, Liga Ballkanike në faqen e saj zyrtare.

“Kur kishin mbetur edhe 5 minuta e 33 sekonda deri në përfundim të cerekut të tretë pranë rezultatit 54:47 në dobi të Pejës, tifozët vendas filluan të hedhin gjësende në fushë, ku një nga gjyqtarët e takimit dhe një lojtar i ekipit kundërshtarë janë goditur. Në këtë pikë gjyqtarët kanë vendosur të zbrasin palestrën, por pasi që tifozët refuzuan të largohen pas një pritjeje të gjatë, ndeshja është ndërprerë. Drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks së bashku me kryetarin e FBK-së, Erolld Belegu, si dhe komisionerin kanë marr vendim që ndeshja duhet të ndërpritet dhe se nuk mund të vazhdoj. Kjo do të thotë se fitorja i takon Pejës me rezultat 20:0, kurse në të njëjtën kohë nuk do të ketë pikë për Trepcën. Pas ndërprerjes së ndeshjes, policia e Mitrovicës, i ka asistuar gjyqtarët e ndeshjes dhe skuadrën e Pejës që të largohen të sigurt nga qyteti. BIBL do të ndërmerr edhe veprime dhe vendime të tjera, gjithnjë duke u bazuar në rregulloret e saj, por pas dorëzimit të raporteve zyrtare nga ana e zyrtarëve të takimit”, thuhet në njoftimin e Ligës Ballkanike.

Megjithatë përkundër se BIBL në informatën e saj ka shkruar se drejtori sportiv i saj, Shay Shtriks së bashku me kryetarin e FBK-së, Erolld Belegu, si dhe komisionerin kanë marr vendim që ndeshja duhet të ndërpritet dhe se nuk mund të vazhdoj, sipas numrit një të FBK-së nuk ka qenë kështu, pasi që sipas tij vendimi për ndërprerjen e ndeshjes e drejtë e gjyqtarit dhe e askujt tjetër në parket. Ai ka shtuar se ka marr pjesë në konsultime me të gjitha palët e përfshira, por assesi nuk ka ndikuar dhe nuk ka marr vendim që ndeshje të ndërpritet apo të ndodh e kundërta.