Sot ka ndërruar jetë njëri nga figurat kryesore të basketbollit prizrenas e më gjerë, Bujar Gjurgjeala, në moshën 72 vjecare.
Gjurgjeala ishte në krye të Lidhjes së Basketbollit të Kosovës në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, pjesë e organeve dhe delegacioneve të basketbollit jugosllav të kohës.
Për shumë vite, ai ishte kryetar i KB Bashkimit dhe ndër më të merituarit për zhvillimin e këtij sporti, përfshirë këtu edhe kohën e okupimit të regjimit serb.
Gjurgjeala ishte aktiv në basketboll deri vitin e kaluar, kurse ka qenë edhe Kryetar Nderi te KB Bashkimi.
Ai po ashtu ka qenë delegat i Kuvendit të Kosovës që shpalli pavarësinë më 2 korrik 1990 dhe Kushtetutën e Kaçanikut.