Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ndeshje miqësore në basketbollin femëror

  • Ndeshje miqësore në basketbollin femëror
  • Ndeshje miqësore në basketbollin femëror
17 June 2015

Me iniciativën e ish-basketbollistes së Universitetit të Prishtinës të gjeneratës së artë, Shemsije Stublla dhe me përkrahjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 20.06.2015 (e shtunë) me fillim nga ora 18:00 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Veteraneve të KB Universiteti dhe Veteraneve të KB “Kranj” nga Kranji i Sllovenisë.

“Dëshira ime e madhe është që Kosova ta ketë nivelin e basketbollit femëror në atë nivel që ishte kur unë isha basketbolliste e KB Universitetit dhe kur e gjithë shoqëria kosovare nuk ka hezituar për të na përkrahur. Megjithatë tani kohërat kanë ndryshuar dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, por sidoqoftë nëpërmjet kësaj ndeshje ne duam ta japim një mesazh se sporti nuk njeh moshë dhe se të rinjtë e të rejat duhet sa më shumë ta praktikojnë sportin, sepse vetëm kështu mund të kem një rini të shëndoshë”, ka thënë Shemsije Stublla, e cila tash e sa vite jeton dhe vepron në Slloveni.

KB Universiteti si para luftës ashtu edhe pas luftës është skuadra më e suksesshme në basketbollin femëror në Kosovë. Që nga viti 2007 ky klub është fuzionuar me KB Sigal Prishtinën, emrin e të cilit edhe sot e mban. 9 tituj të kampionit dhe 8 trofe të Kupës së Kosovës të fituar që nga viti 1999 janë sukseset e deritanishme të basketbollisteve nga kryeqyteti.