Sot janë zhvilluar ndeshjet e para të Ligës U-16 në konkurrencën e femrave, të cilat kanë qenë mjaft interesante dhe me rivalitet të theksuar.
Organizatore e turneut të parë të Grupit A ka qenë skuadra e Prishtinës, kurse e Grupit B, ekipi i Kalajës nga Prizreni.
Në ndeshjet e luajtura të Grupit A duhet veçuar përballjen në mes Vushtrria Basket dhe Prishtinës, ku u desh të zhvillohen edhe pesë minuta shtesë për t’u përcaktuar fituesi i këtij dueli, e që ishte skuadra nga Vushtrria. Në ballafaqimin tjetër Kastrioti pati punë të lehtë me vashat e reja të klubit të Gjilanit, United Basketball, derisa ndeshja e paraparë të luhej në mes Dritës dhe Trepçës nuk është zhvilluar, për shkak se ekipi nga Gjilani nuk kishte udhëtuar për në Prishtinë, edhe pse e kishte paraqitur skuadrën për të garuar në këtë ligë.
Edhe në Grupin B janë zhvilluar ndeshje me rivalitet, ku Junior 06 e ka mposhtur vetëm me një pikë avantazh nikoqirin, Kalajën, derisa Penza ka triumfuar në përballje me skuadrën tjetër nga Prizreni, New Basket.
Grupi A
Vushtrria Basket – Prishtina 58:56
Kastrioti – United Basketball 74:18
Drita – Trepça nuk është zhvilluar
Grupi B
Kalaja – Junior 06 36:37
New Basket – Penza 27:34