Bordi i FBK-së në konsultim me sponsorin e Superligës së Kosovës, kompanin ETC, është pajtuar që të ndryshohet dizajni dhe vendosja në fushë e reklamave të kësaj kompanie në ndeshjet e ETC Superligës.
FBK ka njoftuar klubet me këtë ndryshim. Klubet obligohen që në momentin që pranojnë reklamat e reja, t'i vendosin ato në salla sipas udhëzimeve për të cilat janë njoftuar paraprakisht.
Bordi i FBK-së falenderon klubet për mirëkuptim dhe sponsorin ETC për bashkëpunim dhe premton angazhim maksimal për të kultivuar marrëdhënie sa më të mira me sponsorët në të mirë të avancimit të mëtejmë të ligave dhe basketbollit të Kosovës në përgjithësi.