Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve (SHGJFBK) në fundjavën që e lamë pas (9-10 Janar 2016) e ka organizuar Klinikën për të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit e saj.
Qëllimi i organizimit të kësaj Klinike ka qenë avancimi në ndarjen e drejtësisë sa më të mirë nga gjyqtarët dhe mbarëvajtja sa më e mirë e garave në të gjitha ligat e FBK-së.
Në Klinikë të pranishëm kanë qenë rreth 60 pjesëmarrës (gjyqtarë dhe vëzhgues), derisa ky aktivitet është udhëhequr nga instruktori nacional i FIBA-s, Faton Kurshumlija.
Në Klinikë është punuar sipas planit dhe progarameve më të reja të FIBA-s për avancimin e gjyqtarëve, ndërsa është bërë edhe testimi me shkrim si dhe mbajtja e punës praktike në palestër.
Krahas Kurshumlisë në këtë Klinikë ka ligjeruar edhe profesor Lorik Ramaj, i cili është përqëndruar në përgatitjen fizike të gjyqtarëve të FIBA-s.