Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Në fundjavë fillon Seminari Vjeshtor 2017 për licencimin e trajnerëve

  • Në fundjavë fillon Seminari Vjeshtor 2017 për licencimin e trajnerëve
30 August 2017

Bazuar në Rregulloren për Licencimin e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe në pajtueshmëri me „njoftimin për zbatimin e sistemit të edukimit dhe licencimit të trajnerëve të basketbollit për edicionin 2017/2018“, Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe Federata e Basktbollit e Kosovës shpallin Seminarin Vjeshtor 2017 për licencimin e trajnerëve, i cili do të mbahet në ditët dhe datat si në vijim:

Pjesëmarrja e obligueshme për:

  1. Pro C, D dhe E (licenca)
  2. /Pro A, B, Pro C dhe D
  3. /(nuk specifikohet)     Pro A and B
  4. /Licenca E
  5. /Pro A, B, Pro C, D dhe E

Në Seminarin që do të mbahet në këtë fundjavë pra më 2 dhe 3 Shtator do të ligjerojnë trajnerët, Anton Krump, Albert Sylejmani, Andin Rashica, si dhe trajnerët që janë pjesë e programit të FECC, Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri, Ilir Selmani dhe Ismet Ferati.

Seminari, i cili do të jetë i përbërë nga pjesa teorike dhe praktike, përfshirë edhe punëtoritë, do të mbahet në kolegjin ISP në lagjen „Marigona Residence“ në Prishtinë, prej orës 09:00 deri në ora 18:00, ndërsa FBK është përkujdesur që nëpërmjet emailave zyrtarë t'ju dërgoj të gjithë trajnerëve orarin e seminarit të detajuar.

 

VËREJTJE:

Seminari Vjeshtor 2017 për licencimin e trajnerëve është pjesë integrale e programit edukativ dhe është obligativ për licencimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës. Prandaj, në pajtueshmëri me dispozitat e Rregullores për licencimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës, pjesëmarrja në këtë seminar është obligative për të gjithë trajnerët që do të aplikojnë për t’u pajisur me licencën profesionale të trajnerit për edicionin 2017/2018.