Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Në Gjakovë mbahet Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial për thirrje të FIBA-s

  • Në Gjakovë mbahet Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial për thirrje të FIBA-s
  • Në Gjakovë mbahet Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial për thirrje të FIBA-s
23 February 2017

Në organizim të FIBA-s dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 24 deri më 26 Shkurt 2017 në Gjakovë do të mbahet Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s.

Në këtë seminar do të ligjerojnë Dragan Medan dhe Gjorgi Piperkov, instruktor të FIBA-s.

Ndërkaq gjyqtarët kandidatë potencial të FBK-së që do të marrin pjesë në këtë Klinikë janë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Elion Obërtinca, Dardan Maxhuni, Blendi Fejza, Ngadhnjim Shabani, derisa do të marrin pjesë edhe dy kandidatë të tjerë nga Bosnja e Hercegovina dhe dy nga Maqedonia, si dhe instruktori nacional, Faton Kurshumlija.

Klinika është ndarë në tri pjesë: teori, testime dhe praktikë.

Ligjeratat do të mbahen në ambientet e hotelit “Çarshija e Jupave” në Gjakovë, kurse testimet dhe ndeshjet në palestrën”Shani Nushi”në Gjakovë.

Duhet theksuar se kjo është hera e dytë radhazi që Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) i besohet një organizim i tillë, kur dihet se në shkurt të vitit të kaluar gjithashtu FIBA e pati mbajtur të njëjtën Klinikë, por që atëbotë u pati zhvilluar në Prishtinë.

                               Agjenda: “POTENTIONAL NATIONAL REFEREES CLINIC GJAKOVA 2017”
                                          Vendi: palestra “Shani Nushi” në Gjakovë

24.02.2017 (E PREMTE)
ORA 15:15 - 15:30/ FITNESS TEST
Ora 16:00/U18 KALAJA - VUSHTRIA BASKET
Ora 18:15/KERASAN PRISHTINA - VLLAZNIMI (SL XHIROJA XIX)
Ora 20:30/RAHOVECI - PEJA (SL XHIROJA V )

25.02.2017 (E SHTUNE)
Ora 15:30 /U18 VLLAZNIMI - GOLDEN EAGLE YLLI
Ora 17:45 /U18 TREPÇA - PEJA
Ora 20:00 /BASHKIMI - TREPÇA (SL XHIROJA XIX), PRIZREN

26.02.2017 (E DIEL)
Ora 14:15/U18 KERASAN PRISHTINA - AS KASTRIOTI
Ora 16:30 /VLLAZNIMI – BOREA (NDESHJE MIQËSORE)
Ora 18:45 /RAHOVECI - PEJA (SL XHIROJA XIX)

Vërejtje: Në të gjitha ndeshjet drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarët kandidatë për thirrje të FIBA-s nga Kosova dhe rajoni.