Në Gjakovë ka filluar Kampi i gjyqtarëve i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Basketbollit e Shqipërisë (FSHB), në të cilin janë duke marr pjesë 22 gjyqtarë dhe instruktorë nacional.
Në ditën e parë të Kampit është ligjëruar për temat e komunikimit, kriteret, mekanika, si dhe u organizua turneu i grupmoshave U-16 dhe U-18, ku gjyqtarët perspektivë patën rastin të ndajnë drejtësinë në këto ndeshje dhe të testohen nga instruktorët nacional.
Në vazhdim në program, po ashtu është edhe analiza e ndeshjeve, testimi i rregullave të basketbollit dhe puna praktike.
Kampi ka filluar të premten dhe do të përmbyllet të dielën.