Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Në mesjavë, ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “play-off”-it në Superligë

  • Në mesjavë, ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “play-off”-it në Superligë
26 April 2016

Ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.

Trepca të mërkurën në palestrën e sportit “Minatori” e pret Pejën me fillim nga ora 18:00, kurse takimi ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të luhet të enjten duke filluar nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.

Në duelet e para të zhvilluara në Prishtinë dhe Pejë, fitore kanë realizuar prishtinasit ndaj prizrenasve dhe pejanët kundër mitrovicasve.

Kampione në fuqi në elitën e basketbollit kosovar është skuadra e Sigal Prishtinës, e cila në edicionin 2015/16 tashmë është stolisur me trofeun e Ipko Kupës së Kosovës, si dhe me atë të Ligës Ballkanike (BIBL), derisa në anën tjetër Peja e ka fituar Salamander Superkupën e Kosovës.

Duhet theksuar se  të enjten do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër, ku në  Gjilan, Drita e pret Rahovecin në ndeshjen e dytë finale të Ligës së Parë të Meshkujve. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 19:00. Në duelin e parë pati triumfuar Rahoveci.

Ndërkaq finalja e parë e Ligës së Femrave do të zhvillohet në fundjavë në Pejë, ku Penza e pret Prishtinën.