Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit, premtohet spektakël për Kupë

  • Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit, premtohet spektakël për Kupë
  • Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit, premtohet spektakël për Kupë
  • Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit, premtohet spektakël për Kupë
  • Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit, premtohet spektakël për Kupë
20 January 2020

Të hënën në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja mes FBK-së dhe Klubit të Rahovecit, si organizator i Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll.  

Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe kryetari i KB Rahovecit, Alban Rama.  

Dushku ka falënderuar mediat për interesimin e madh të tyre, derisa u shpreh se në bashkëpunim me Klubin e Rahovecit do të mundohen të organizojnë në mënyrën më të mirë të mundshme Final 8 të Kupës. Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së shtoi se pret spektakël për Kupë, ashtu siç ishte vitin e kaluar me shumë tifozë nga klubet pjesëmarrëse të Kupës.  

Ndërkohë, Alban Rama theksoi se si organizator do të bëjnë çmos, që gjithçka të shkojë sipas planit dhe organizimi ka filluar kohë më parë. Rama nënvizoi se, pret që atmosfera të jetë e jashtëzakonshme për këtë Final 8 të Kupës, ashtu siç ka qenë deri më tani në Rahovec. Ai beson se gjithçka do të shkojë mirë dhe ka ftuar adhuruesit e basketbollit të vijnë të përkrahin skuadrat e tyre të zemrës.  

Në këtë konferencë është bërë edhe prezantimi i logos së ‘Final 8’, nga sekretari i KB Rahovecit, Besart Zeka.  

Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt në palestrën “MizairIsma” në Rahovec. Kjo do të jetë hera e dytë radhazi që Klubi i Rahovecit organizon pjesën përfundimtare të Kupës. Edhe vitin e kaluar ishte organizuar në Rahovec, ku atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme.   

Gjithashtu në këtë konferencë është publikuar edhe orari i Final 8.  

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në Art Motion, që është partner medial i FBK-së.  

Orari 

E martë, 11 shkurt 

14:00 Vëllaznimi – Istogu (Kupa e Ligës së Parë) 

16:30 Grupi D Peja – Ponte Prizreni/Prishtina e Re 

19:00 Grupi A Rahoveci – Trepça/Vushtrria 

E mërkurë, 12 shkurt 

14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë) 

16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli/Drita 

19:00 Grupi C Sigal Prishtina – GoldenEagle Ylli/Megasport 

E enjte, 13 shkurt 

14:00 Finalja e Ligës së Parë 

16:30 Gjysmëfinalja e Parë 

19:00 Gjysmëfinalja e Dytë 

E shtunë, 15 shkurt 

17:30 Finalja e Femrave 

20:30 Finalja e Kupës së Kosovës