Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nesër finalet e IPKO Kupës

  • Nesër finalet e IPKO Kupës
7 March 2015

Ashtu siç edhe pritej Sigal Prishtina dhe Peja fituan në ndeshjet e tyre gjysmëfinale të IPKO Kupës së Kosovës dhe u plasuan në finalen e madhe që zhvillohet nesër.

Sigal Prishtina në gjysmëfinalen e parë të Turneut Final të Kupës mposhti Trepçën me rezultat 92:65. Trepça në këtë ndeshje duket se u “harxhua” në dhjetë minutat e parë, të cilët përfunduan me rezultat 25:24 për mitrovicasit. Mirëpo, aty e tutje basketbollistët e kampionit aktual dhe fituesit të IPKO Kupës, ishin më të mirë dhe ndërtuan epërsi që në fund u mundësoi fitore komode.

Peja pritej që të kishte punë më të vështirë sesa Sigal Prishtina meqë ballafaqohej me ekipin nikoqir të Turneut final, Golden Eagle Yllin.

Palestra në Suharekë edhe kësaj radhe ishte e vogël për të pritur të gjithë të interesuarit për të parë ndeshjen dhe ishte e tejngarkuar.

Mirëpo, ekipi vendës edhe pse krijoi epërsi prej 10 pikëve në çerekun e parë, nuk ishte në gjendje të përballet me Pejën.

E udhëhequr nga Nic Wise, Peja luajti basketboll më të mirë për 30 minuta më pas dhe fitoi 95:66.

Nesër Peja dhe Sigal Prishtina në ora 20:15 ballafaqohen në finalen e IPKO Kupës. Palestra 13 Qershori në Suharekë do të jetë arena e përballjes së katërt të këtyre dy ekipeve këtë sezon.

Në tri ndeshjet në kuadër të ETC Superligës Sigal Prishtina i ka dy fitore, kusre Peja një.

Këto dy ekipe do të takohn edhe një herë të kuadër të sezonit të rregullt, pastaj mund të takohen në finale të plejofit të ETC Superligës dhe në finale të plejofit të ligës ballkanike BIBL.

Nesër nga ora 16:00, zhvillohet ndeshja finale e IPKO Kupës për femra. Në këtë ndeshje takohen Prishtina dhe Golden Eagle Ylli.

Në ndeshjen e parë të këtyre dy ekipeve këtë sezon, Sigal Prishtina kishte shënuar fitore 82:63, mirëpo, është e vështirë të thuhet nëse edhe në finale të Kupës, pikërisht në Suharekë, ekipi kryeqytetas është favorit.

Të dyja finalet do të transmetohen drejtpëdrejtë nga Radio Televizioni i Kosovës.