Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nga basketbolli në muzikë, pasionet e Pjetër Dodës

  • Nga basketbolli në muzikë, pasionet e Pjetër Dodës
  • Nga basketbolli në muzikë, pasionet e Pjetër Dodës
  • Nga basketbolli në muzikë, pasionet e Pjetër Dodës
  • Nga basketbolli në muzikë, pasionet e Pjetër Dodës
25 August 2020

Pjetër Doda ka vendosur gjithmonë të ndjek ëndrrat e tij. Pasionin për sportin dhe muzikën. Doda është marrë me basketboll për nëntë vite, derisa tani merret me muzikë, duke ndjekur ëndrrën e kamotshme. Nga sporti me duar, te muzika me zë, Pjetër Doda rrëfehet në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së.

“Në basketboll kam qenë aktiv për nëntë vite, ku nga viti 1999 deri më 2008 kam qenë pjesë e Bashkimit të Prizrenit dhe më 2011-2012 pjesë e Kolegjit Universi të Prishtinës. Muzika ka qenë pasioni im i parë dhe ëndërr qysh në fëmijëri, gjë të cilën e kam praktikuar shumë herë në të kaluarën”, shprehet Doda për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka vendosur të ndjek ëndrrën e tij në muzikë. “Përfundimisht kam vendosur që të vazhdoj karrierën time si këngëtar, ku para disa ditëve kam debutuar dhe lansuar këngën/projektin e parë këngën "Më gënje", e cila është një baladë shumë e bukur e prodhuar nga Bekim Hallaqi dhe “Belle Records”.

Kënga është pritur mjaft mirë nga të gjithë, ndërsa tani jam duke punuar në tre projekte tjera të reja, të cilat pritet të lansohen shumë shpejt”, u shpreh ndër të tjera Doda.