Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nga vizita e kreut të FBB-së në FBK

  • Nga vizita e kreut të FBB-së në FBK
28 April 2014

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Bullgarisë, Georgi Glushkov, ka mbetur i impresionuar me organizimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, për nder të Final Four të organizuar në Prishtinë në kuadër të ligës ballkanike.

Në pritje të FBK-së, kryetari i FBK-së, Erolld Belegu dhe i lartapostrofuari, Glushkov, kanë diskutuar gjatë për shumë çështje, ku edhe kanë identifikuar probleme të ngjajshme në të dy vendet.

Glushkov do të jetë edhe kandidat për Bordin e ri të FBK-së që pritet të bëhet në zgjedhjet e muajit maj.

Njëshi i basketbollit bullgar ka premtuar ndihmë maksimale për basketbollin kosovar drejt anëtarësimit të plotë në FIBA.