Në këtë fundjavë do të nis edicioni i ri 2015/16 edhe në Ligën e Femrave. Në këtë edicion në basketbollin femëror në Kosovë pritet që fjalën kryesore ta ketë Penza nga Peja, e cila skuadër është përforcuar dukshëm, duke marr parasysh faktin se pritet që të luaj edhe në Ligën Rajonale WBFAL (Women Basketball Friendship Adriatic League). Në anën tjetër kampionia në fuqi, Prishtina ka mbetur pa disa nga lojtaret kyçe të saj, të cilat janë transferuar në Pejë. Megjithatë bardhekaltrat edhe sivjet pritet ta bëjnë maksimumin për ta pasur fjalën kryesore në basketbollin femëror në vendin tonë.
Duhet theksuar se krahas Ligës së Femrave në këtë fundjavë do të startoj edhe Liga e Parë e Meshkujve.
Liga e Femrave - Xhiroja e parë
E shtunë
Kastrioti – Rahoveci 12:00
Vllaznimi – Prishtina 15:00
E diel
Kosova – Drita 13:00
Bashkimi – Golden Eagle Ylli 13:00
Penza – Trepça 14:00
Rahoveci pushon
Liga e Parë e Meshkujve - Xhiroja e parë
E shtunë
Rahoveci – Neë Born Prishtina 18:00
E diel
Kosova – Lipjani 11:30
Prishtina e Re – Kalaja 12:00
Fushë Kosova – AS Kastrioti 18:00 (Lipjan)
Drita – Kaçaniku 19:00
Megasports pushon