Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nis faza e nxehtë e edicionit

  • Nis faza e nxehtë e edicionit
17 April 2015

Me ballafaqimin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit që do të zhvillohet të shtunën nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të startoj faza e “play-off”-it në ETC Superligën e Kosovës. Kryeqytetasit në gjysmëfinale të garave shtesë vlerësohen favoritë karshi therandasve duke marr parasysh fondin e lojtarëve që i kanë në dispozicion, por edhe ngritjen e formës të cilën e kanë përjetuar në disa ndeshjet e fundit. Në anën tjetër Golden Eagle Ylli nuk është skuadër e cila duhet të nënçmohet nga bardhekaltrit, pasi një gjë të tillë therandasit e kanë dëshmuar gjatë fazës së rregullt të edicionit. Në ballafaqimet e fazës së rregullt Prishtina katër herë e ka mposhtur Yllin, por kjo e fundit në një ndeshje ka qenë shumë afër befasisë.

Ndërkaq çifti tjetër i gjysmëfinales së “play-off”-it është Peja dhe Kosova e Re Bashkimi. Kjo e fundit në katër duelet e zhvilluara me pejanët gjatë fazës së rregullt të edicionit ka pësuar po aq disfata, andaj edhe verdhezinjtë cilësohen si favoritë në prag të takimit të së dielës që do të luhet me fillim nga ora 19:00 në “Karagaçi”.

Duhet theksuar se në bazë të propozicioneve të garave për edicionin 2014/15 gjysmëfinalet e “play-off”-it zhvillohen sipas formulës 1 vs 4, 2 vs 3. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 1 – 2 – 2, që do të thotë ekipi më lartë i plasuar e ka epërsinë e terrenit vendës dhe luan si vendës në ndeshjen e parë dhe ndeshjet eventuale 4 dhe 5.

 

Gjysmëfinalet e “play-off”-it

E shtunë

Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli   20:00

E diel

Peja – Kosova e Re Bashkimi            19:00