Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nis faza e parë e programit të FECC-së

  • Nis faza e parë e programit të FECC-së
10 August 2015

Ka filluar faza e parë e programit të FECC-së (FIBA Europe Coaching Certificate) në Kaunas të Lituanisë, aty ku edhe do të mbahet Kampionati Evropian për U-16, Divizioni A në konkurrencën e meshkujve.

Trajnerët kosovarë të grupmoshave të reja, Dritëro Sefaja, Edon Godeni dhe Petrit Zeqiri do të kenë rastin të mësojnë nga trajnerë me renome si Svetislav Peshiç, Janis Drvariç, Brian Biagioli etj.

Gjithsej 69 trajnerë nga e gjithë Evropa janë pjesë e këtij programi, kurse Kosova është i vetmi shtet që i ka 3 trajnerë në këtë program dhe kjo gjithnjë duke iu falendëruar FIBA Evropës.

Trajnerët do të kenë aktivitete të ngjeshura gjatë qëndrimit 10 ditor në Kaunas, pasi programi përmban seminare, punë individuale me lojtarë, punë në forcë dhe kondicion si dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me basketbollin, prej të cilave trajnerët tanë po presin me padurim të mësojnë sa më shumë.

Cikli i këtij programi është 2015-2017 dhe më pas trajnerët e lartëpërmendur do të kenë mundësi edhe të certifikohen.

Duhet theksuar se trajnerët tanë që do ta vijojnë programin e FECC-së krahas ligjeratave dhe punës praktike gjatë zhvillimit të Kampionateve Evropiane të U-16 (viti 2015), U-18 (2016) dhe U-20 (2017), njëkohësisht do të kenë edhe detyra të tjera që do t’i kryejnë gjatë punës nëpër klubet e tyre.