Njoftohen të gjithë gjyqtarët pjesmarës të Kampit i cili organizohet nga FBK në bashkëpunim me SHGJ, se kampi do mbahet nga 28-31.08.2014 në Prishtinë.
Takimi dhe vendosja e gjyqtarëve është në ora 12:00 te Konvikti VII i Qendrës Universitare në Prishtinë, kurse puna teorike dhe praktike do të zhvillohet në palestrën e Fakultetit për Kulturë Fizike.
Njëherit luten gjyqtarët që të sjellin me vete të gjitha paisjet sportive për punën praktike e cila do të mbahet në sallë.
Me respekt
Kordinatori Teknik
Faton Kurshumlija