Federata e Basketbollit e Kosovës, me qëllim të respektimit sa më të madh të normave dhe standardeve ndërkombëtare për kontrata profesionale të lojtarëve, ka vendosur në ëebfaqen e saj mostrat e kontratave me lojtarë.
Kontratat me lojtarë vendorë dhe të huaj është e preferuehsme që të përmabjnë detajet për së paku katër pjesë: kohëzgjatjen, mënyrën dhe dinamikën e pagesës (mund të rregullohet edhe me aneks intern), lëshimin e lojtarit dhe gjykatën ose instancën juridike përgjegjëse në rast të kontestit.
Kontratat që nuk i përmbajnë këto elemente do të jenë shumë vështirë të shqyrtueshme nga komisionet e FBK-së dhe do ta vështirësojnë zbatueshmërinë e kontratave dhe mbrojtjen e palëve në rast kontesti.
Njëherësh apelojmë tek klubet që të deponojnë në FBK, para fillimit të sezonit, kontratat me të gjithë lojtarët profesionistë dhe informojmë se së shpejti do të publikojmë edhe mostrat për llojet tjera të kontratave.