Njoftohen basketbollistët e Përfaqësueses U-20 se stërvitjet në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian do të vazhdojnë të premten, më 12.06.2015 në Prishtinë. Të ftuar që të vazhdojnë stërvitjet që nga e premtja janë këta lojtarë:
- Samir Zekiqi
- Leonard Mekaj
- Arian Memeti
- Erris Nushi
- Ardit Beqiri
- Mërgim Jakupi
- Agon Selmani
- Musab Mala
- Blendi Kadusha
- Ujkan Karanezi
- Lorik Kllokoqi
- Burim Zekiqi
- Mirza Muriç
- Kujtim Sadiku
Përfaqësuesja U-20 e Kosovës do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, Grupi B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun.
Garat e këtij Divizioni do të zhvillohen prej 9 deri më 19 korrik 2015 në Szekesfehervar të Hungarisë. Kosova ndeshjen e parë do ta luaj me Portugalinë më 9 korrik.