Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Pa befasi në Superligën e Femrave

  • Pa befasi në Superligën e Femrave
  • Pa befasi në Superligën e Femrave
1 March 2020

Gjatë fundjavës është zhvilluar xhiroja e 13-të në Superligën e Femrave, ku nuk kishte befasi.

Lideri Bashkimi ka mundur Kastriotin me rezultat 118:55 (33:14, 23:13, 32:8, 27:20). Vashat prizrenase ishin në epërsi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Tri basketbolliste të Bashkimit shënuan mbi 20 pikë: Saranda Daci 28 pikë, 19 kërcime e nëntë asistime, Jeta Zeka 25 pikë e 15 kërcime dhe Arbnore Përquku 24 pikë e 13 asistime, kurse Kastriotit nuk i ndihmuan as 41 pikët e Agnesa Rrahmanit. Bashkimi ka 12 fitore dhe një humbje, kurse Kastrioti dy fitore dhe 11 humbje.

Penza ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim 43:60 (11:21, 10:10, 10:11, 12:18). Valbona Bytyqi u dallua te skuadra pejane me 29 pikë e 15 kërcime, kurse te skuadra kuqezi më e dalluara ishte Aisha Kaid me 14 pikë e katër kërcime. Vëllaznimi ka një fitore dhe 12 humbje, kurse Penza nëntë fitore dhe katër humbje.

Fitore shënoi edhe Mabetex Prishtina, duke mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 43:100 (10:10, 10:27, 17:34, 6:29). Sihana Ramoja ishtë më e mira te skuadra mitrovicase me 13 pikë e 10 kërcime, kurse te skuadra prishtinase u dalluan Enxhi Xhanaj me 15 pikë, 11 kërcime, 11 asistime, Irma Konjusha me 19, gjashtë kërcime e nëntë asistime, Besjana Martinaj me 18 pikë, Era Shatri me 15 pikë dhe Enisa Kamerolli me 13 sosh.

Trepça ka katër fitore e nëntë humbje, kurse Mabetex Prishtina 11 fitore dhe dy humbje.