Të enjten mbrëma janë kuptuar edhe emrat e dy skuadrave të tjera gjysmëfinaliste të Turneut Final të Kupës së Kosovës në basketboll.
Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 95:70 në ndeshjen e zhvilluar sot në palestrën “13 Qershori” në Therandë në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Ndërkohë po ashtu në 1/8 e finales, Bashkimi në “Sezai Surroi” të Prizrenit e ka mposhtur Vushtrrinë me shifrat 86:58.
Peja të hënën që e lamë pas ka shënuar fitore kundër Dritës në Gjilan dhe kështu ka mbetur vetëm që të mësohet emri i fituesit të takimit, Rahoveci – Trepca që do të luhet të martën në Therandë me fillim nga ora 19:00.
Fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, është Sigal Prishtina, ndërsa Turneu Final i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 17 deri më 19 shkurt, derisa për vendin se ku do të mbahet ende nuk është përcaktuar, pasi që Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka hapur konkurs për një gjë të tillë, i cili do të përfundoj të premten e 27 janarit në ora 12:00.