Peja ka mposhtur mbrëmë Trepçën si mysafire me lojë komode, 73-92.
Kampionja aktuale e Kosovës ka krijuar epërsi të konsiderueshme që në fund të çerekut të parë, 12-21, për të vazhduar me ritëm të njejtë deri në fund të pjesës së parë për të arritur rezultatin 29-45, para pushimit.
Në fund Peja arriti fitoren e 20-të në kampionat, derisa tani do të koncentrohet në derbin ndaj Sigal Prishtinës.
Samir Shaptahovic ka qenë lojtari më efikas i pejanëve me 31 pikë të shënuara, derisa te mitrovicasit është dalluar Valdrin Haxhiu me 19 pikë të shënuara.