Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja bën kthesë në rezultat dhe triumfon ndaj Kumanovës

  • Peja bën kthesë në rezultat dhe triumfon ndaj Kumanovës
8 February 2017

Peja ka triumfuar ndaj Kumanovës të mërkurën mbrëma në "Karagaci" në kuadër të Grupit D në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 85:68.

Skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garë në Ligën Ballkanike tani ka bilanc prej 2 fitore e 2 humbje në grup, kurse ajo maqedonase ka 3 fitore e 1 humbje.

Kumanova e ka nisur mjaft mirë ndeshjen dhe kështu cerekun e parë e ka përmbyllur me shifrat 19:15. Edhe fillimi i dhjetëminutëshit të dytë u ka takuar mysafirëve, por më pas nikoqirët e gjejnë formulën për të ndalur maqedonasit dhe kështu pas një serie prej 25:6 pejanët shkuan në pushim me rezultat 43:36. Në fakt në cerekun e dytë edhe u përcaktua fituesi i këtij dueli pasi më pas Kumanova nuk arriti asessi të këndellet, e në anën tjetër Peja vetëm sa vazhdonte të tregonte lojë edhe më të mirë për ta përmbyllur gjithë duelin me 17 pikë dallim.

Te Peja më të dalluarit ishin Cameron Rundles me 25 pikë, Alban Veseli me 22 pikë e 10 kërcime dhe Jamie Billie me 16 pikë.

Në anën tjetër te Kumanova më efikasit ishin Yonel Brown me 19 pikë, Danilo Mijatoviq me 16 dhe Dimitar Karagjovski me 10 pikë.