Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja beson në start pozitiv të fazës së dytë në Ligën Ballkanike

  • Peja beson në start pozitiv të fazës së dytë në Ligën Ballkanike
1 February 2016

Tri skuadrat kosovare këtë javë do t’i nisin garat në fazën e dytë të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Peja të martën në kuadër të Grupit D në "Karagaçi" është nikoqire e Levski 2014 nga Sofja e Bullgarisë. Kjo ndeshje do të luhet duke filluar nga ora 19:30. Ndërkaq Bashkimi nga Prizreni që do të garoj në Grupin C të mërkurën e pret në palestrën "Sezai Surroi" me fillim nga ora 18:30 ekipin nga Tivati i Malit të Zi, Teodo, kurse kampionia në fuqi e BIBL-it, Sigal Prishtina po të mërkurën në kuadër të Grupit C në Gjevgjeli të Maqedonisë është mysafire e Kozuv-it. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 18:00.

Verdhezinjtë janë të mobilizuar maksimalisht në çdo aspekt, ndërsa shtatë fitoret resht në BIBL padyshim se i motivojnë edhe më shumë për sfidat e radhës në këtë garë. Pejanët po kalojnë nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe treguesi më i mirë është se plotë 22 ndeshje janë të pamposhtur në dy gara, Ligën Ballkanike dhe në Superligën e Kosovës. Ata në Grupin B të fazës së parë në BIBL ishin të parët me 7 fitore e 1 humbje. Kjo humbje iu shkaktua në start të edicionit nga Bashkimi me rezultat 82:73. Ndërkohë në elitën e basketbollit kosovar kanë regjistruar 15 fitore, pa u njoftuar ende me disfatën dhe kanë grumbulluar kështu gjithsej 30 pikë. Në dy takimet e zhvilluara në kuadër të Grupit B të fazës së parë në BIBL, Peja dy herë e ka mposhtur Levski-n. Në "Karagaçi" me rezultat 75:68 dhe në Sofje me shifrat 90:66.

Fisnik Rugova, basketbollist i Pejës: “Jemi përgatitur mjaft mirë, andaj besojmë në fitore. Kemi kaluar në fazën ku ndeshjet bëhen gjithnjë e më të forta dhe më të rëndësishme. Të martën duhet të japim 100 për qind dhe do të shënojmë fitore para tifozëve tanë. Levski-n e kemi mposhtur dy herë gjatë këtij edicioni dhe e njohim mjaft mirë lojën e tyre. Ndeshjet e fundit na kanë dhënë më shumë vetëbesim që të vazhdojmë me suksese. Besoj që përparësi ndaj tyre është se jemi më të mirë në aspektin individual. Sidoqoftë ne për asnjë moment nuk do t’i nënçmojmë bullgarët, por do të hyjmë të përqendruar që nga minuta e parë e deri te ajo e fundit në mënyrë që në fund të largohemi nga parketi me fitore”.