Peja të mërkurën është mysafire e Levski-t në Sofje të Bullgarisë në ndeshjen që do të luhet duke filluar nga ora 17:00 në kuadër të xhiros së katërt të Grupit D në Ligën Ballkanike (BIBL). Verdhezinjtë në tri xhirot e para kanë realizuar 2 humbje e 1 fitore, kurse bilanc të njëjtë kanë edhe bullgarët. Duhet theksuar se Kozuv-i, Peja dhe Levski janë që të tri këto ekipe që janë duke luftuar për një vend në gjysmëfinale të BIBL-it dhe me gjasa të barabarta për të vazhduar tutje njëra prej tyre. Në duelin e parë të luajtur në “Karagaçi” ndërmjet Pejës dhe Levski-t fitore patën shënuar bullgarët me rezultat 85:79.
Ndërkohë Bashkimi po të mërkurën në Tivat të Malit të Zi do të ballafaqohet me Teodo-n duke filluar nga ora 18:00 në ndeshjen që i takon xhiros së katërt të Grupit C në Ligën Ballkanike. Në takimin e parë të zhvilluar në “Sezai Surroi” të Prizrenit pati triumfuar Teodo me shifrat , derisa kjo skuadër ka bilanc prej 3 fitore nga po aq ndeshje të luajtura deri më tani. Në anën tjetër Bashkimi ka bilanc negativ në Grupin C pasi nga 3 ndeshje ka po aq humbje dhe kështu i kanë mbetur pak gjasa për të shpresuar për ndonjë kualifikim të mundshëm në gjysmëfinale të BIBL-it.
Petar Mijoviç, trajner i Bashkimit: “Ky është shansi ynë i fundit për të siguruar një vend në gjysmëfinale. Më shumë se kundërshtari na mundojnë problemet tona të cilat na janë krijuar posaçërisht pas largimit të Marcel Jones-it, që ka qenë një lojtar fantastik. Megjithatë edhe përkundër problemeve të mëdha në përbërje për shkak të mungesave dhe lëndimeve ne nuk guxojmë të dorëzohemi. Teodo është favorit në këtë ndeshje, kurse ne do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të fortë”.
E mërkurë
Levski 2014 – Peja 17:00
Teodo – Bashkimi 18:00