Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja e gatshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën Ballkanike

  • Peja e gatshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën Ballkanike
22 March 2017

Peja sot me fillim nga ora 19:00 është nikoqire e Kumanovës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Trajneri i verdhezinjve, Aleksandar Todorov para ndeshjes ka deklaruar:

"Ne do të hyjmë në këtë ndeshje me shumë probleme. Unë shpresoj se do të mund të mbështetem në të gjithë lojtarët për ndeshjen e së mërkurës. Po ashtu unë shpresoj se do të arrijmë të triumfojmë me avantazh prej 10 pikëve në mënyrë që kur të shkojmë në Kumanovë të jemi më të relaksuar. Kumanova ka mbetur pa lojtarin më të mirë të tyre, por para disa ditëve e ka mposhtur Kozuv-in që do të thotë se ata janë sërish ekip i fortë, ndonëse luajnë pa Danilo Mijatoviqin. Në përbërje ata kanë disa lojtarë të mirë pothuajse në të gjitha pozitat, por rotacionin e kanë më të shkurtër. Ne do të fokusohemi që të fitojmë me sa më shumë pikë dallim, gjë që do të na jap mundësi të jemi sa më afër finales së parë në Ligën Ballkanike".

Në anën tjetër trajneri i Kumanovës, Marjan Srbinoski para takimit me Pejën në "Karagaçi" ka deklaruar:

"Ne presim një ndeshje të fortë. Tashmë jemi përballur me njëri-tjetrin, pra e njohim mjaft mirë lojën që e aplikojmë të dyja skuadrat, dhe nuk ka më asnjë fshehtësi këtu. Peja ka skuadër kualitative dhe do të përpiqen të japin maksimumin në fushën e tyre. Pas largimit të Mijatoviq nga radhët tona, ne kemi paksa probleme në rotacion, por unë besoj se lojtarët e mi do ta japin maksimumin për të nxjerr rezultat pozitiv. Kur lojtari më i mirë largohet nga ekipi, atëherë skuadrës i mbetet të reagojë për të mbushur boshllëkun e tij. Ne nuk patëm mundësi të gjejmë zëvendësimin për të dhe për këtë arsye ne jemi më pak të fortë në krahasim me duelet e kaluara. Sidoqoftë ne nuk kemi kohë për të vajtuar, por do të përpiqemi të japim më të mirën tonë dhe të shohim se çfarë do të ndodh. Ne do të jemi të kënaqur edhe nëse humbasim, por me pikëdallim të vogël, në mënyrë që më pas në Kumanovë ta kompensojmë atë. Megjithatë ne në Pejë shkojmë për të fituar".