Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja e mposhti Teodo-n pas kohës shtesë

  • Peja e mposhti Teodo-n pas kohës shtesë
28 October 2015

Peja të mërkurën mbrëma në “Karagaci” e ka mposhtur Teodo-n nga Tivati i Malit të Zi pas kohës shtesë me rezultat 83:79 (24:21, 15:16, 23:14, 8:19, 13:9) në kuadër të xhiros së tretë të Grupit B të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike.

Në dy cerekët e parë të dyja skuadrat ishin të barabarta, andaj edhe 20 minutëshi i parë ka përfunduar me shifrat 39:37, kurse në cerekun e tretë Peja startoi furishëm duke e fituar këtë pjesë të lojës me 9 pikë epërsi, 23:14. Kur u mendua se verdhezinjtë do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe në dhjetëminutëshin e fundit, ndodhi e kundërta, pasi ishte skuadra mysafire ajo që reagoi, duke i lejuar nikoqirët të shënojnë vetëm 8 pikë derisa ata i realizuan 19 sosh për të përfunduar pjesën e rregullt të ndeshjes me rezultat 70:70. Në pesë minutat shtesë Peja u tregua më e vëmendshme dhe kështu e përmbylli këtë pjesë të lojës me shifrat 13:9.

Më të dalluarit te vendasit ishin Nenad Deliq me 28 pikë e 9 kërcime, Ronald Davis me 19 e 13 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 13 pikë e 8 asistime. Në anën tjetër te mysafirët më efikasit ishin Manuel Johnson me 19 pikë dhe Milosh Gjurishiq me 14 sosh.

Për Pejën kjo ishte fitorja e parë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike, pas disfatës në start të edicionit nga Bashkimi i Prizrenit, kurse për Teodo-n kjo ishte humbja e parë, pas triumfeve ndaj Lovcen-it dhe Bashkimit.

Verdhezinjtë më 11 nëntor janë nikoqirë të Levski 2014, kurse Teodo do të pushoj në xhiron e katërt.