Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja e nis me fitore stinorin pranveror, triumfon ndaj Golden Eagle Yllit

  • Peja e nis me fitore stinorin pranveror, triumfon ndaj Golden Eagle Yllit
23 January 2017

Peja e ka nisur stinorin pranveror në Superligën e Kosovës me fitore, duke e mposhtur Golden Eagle Yllin të dielën mbrëma në Therandë me shifrat 97:72 (17:21, 21:21, 34:14, 25:16) në kuadër të xhiros së XV-të.

Nikoqirët ishin rivalë të barabartë me mysafirët në dy çerekët e parë dhe këtë e dëshmon më së miri edhe rezultati pas 20 minutave lojë, 42:38.

Megjithatë me të filluar dhjetëminutëshi i tretë, verdhezinjtë e treguan fytyrën e tyre të vërtetë dhe kështu ia dolën të realizojnë 34 pikë në këtë pjesë të lojës, derisa kundërshtarët i ndalën në vetëm 14 sosh. Pejanët dominuan edhe në çerekun e katërt dhe kështu në fund triumfuan me 25 pikë dallim.

Më efikasit te Golden Eagle Ylli ishin Kevin Brown me 27 pikë, 5 kërcime e 7 asistime, Devin Mathews me 16 pikë dhe Ergin Grosha me 14 pikë e 15 kërcime.

Te Peja më të dalluarit ishin Alban Veseli me 18 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, Lamarcus A Reed me 18 pikë e 5 kërcime, Arti Hajdari me 13 pikë dhe Noah James Dahlman me 12 pikë, 7 kërcime e 5 asistime.