Peja e ka mposhtur Trepçën në kuadër të xhiros së XIV në Superligën e Kosovës në basketboll dhe kështu e ka përfunduar stinorin vjeshtor pa asnjë humbje, pra me bilanc të qind për qind, ku nga 12 ndeshje ka regjistruar 12 fitore.
Pejanët ndaj mitrovicasve kanë triumfuar me rezultat 113:86 (20:25, 26:22, 37:14, 30:25).
Më të dalluarit te verdhezinjtë ishin Kevin Borwell me 34 pikë, Drilon Hajrizi me 21, Ronaldo Davis me 19 dhe Nenad Deliq me 21 sosh. Në anën tjetër te "xehetarët" më efikasit ishin Artin Gashi me 37 pikë, Korab Prekzi me 12 dhe Besnik Azemi me 12 pikë.