Peja është skuadra e parë që e ka siguruar një vend në finalen e madhe të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Verdhezinjtë e kanë mposhtur Trepcën edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ka përfunduar me rezultat 56:83 në të mirë të pejanëve.
Më efikasit te ekipi fitues ishin Samir Zekiqi me 17 pikë, Ronald Davis me 14 dhe Fisnik Rugova me 10 sosh. Në anën tjetër te “xehetarët” më të dalluarit ishin Petar Zivkovic me 16 pikë, Korab Prekazi me 13 dhe Valdrin Haxhiu me 9 pikë.
Peja tani do ta pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, Sigal Prishtina – Bashkimi (1:1).