10 December 2014
Peja fiton një prej ndeshjeve më të rëndësishme në fazën e grupeve në ligën ballkanike. Në ndeshjen e mbajtur në Kumanovë, pas një performace spektakulare në minutin e fundit të lojës , Peja e mposhti Kumanovën 93-83. Fituesi është vendosur në 60 sekondat e fundit të lojës, ku të dy ekipet hynë me rezultat të barabartë.
Jan Mocnik me 28 pikë ishte lojtari më efikas i Pejës, ndërsa Vukasin Mandic shënoi 23 pikë për Kumanovën.
Të hënën, Peja do të jetë nuikoqir i Sutjeskës.