Peja ka pësuar para publikut të vet në ndeshje nga ekipi rumun Craiova në ndeshjen më të rëndësishme në fazën e deritashme të ligës ballkanike BIBL.
Ekipi pejan me fitore eventuale do të mund të siguronte vendin e parë në grupin C, kurse tani edhe pse në pozitën e parë në grup, kualifikimin direkt në gjysmëfinale, nuk e ka të sigurt.
Peja në këtë ndeshje që nga fillimi kishte probleme të mëdha në lojë dhe në çerekun e parë Craiova krijoi epërsi 20:10.
Epërsia e mysafirëve në çerekun e dytë shkoi deri në 18 pikë, mirëpo, pjesë e parë përfundoi me rezultat 21:33.
Aty e tutje, edhe pse disa herë ishin shumë afër barazimit të rezultatit, pejanët nuk kishin shkathtësi dhe saktësi për tu khyer në lojë. Rënia e koncentrimit në minutën e fundit u kushtoi edhe me pikë lehtë të pësuara dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes doli të jetë 60:67.
Sigal Prishtina në anën tjetër, ka rast që sonte në Nikshiq të shënojë fitore dhe të përforcohet në pozitën e dytë në tabelën e grupit D. Kampioni aktual i Kosovës në ndeshje me Sutjeskën si favorit duke pasë parasysh edhe fitoren bindëse ndaj Rilskit në ndeshjen e kaluar në ligën BIBL.
Takimi ndërmjet Sutjeskës dhe Sigal Prishtinës zhvillohet në ora 18:00.