Skuadra e Pejës, kampione aktuale e Kosovës në basketboll, nesër mbrëma ia nis stinorit të parë zyrtar ndërkombëtar në Ligën Ballkanike, BIBL.
Me këtë do të shënohet zyrtarisht debutimi i një ekipi kosovar në konkurrencën e meshkujve në gara ndërkombëtare.
FBK-ja i uron sukses Pejës dhe Sigal Prishtinës, që gjithashtu do të luaj në këtë ligë, por pasnesër.
Të dyja skuadrat në xhiron e parë të BIBL janë mysafire, Peja luan në Gjevgjeli ndaj Kozuvit, ndërsa Sigal Prishtina në Kumanovë ndaj ekipit me të njejtin emër.
Ndeshja e Pejës me Kozuvin do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin RTV 21 me fillim në ora 19:00.