Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja ia ndali hovin Sigal Prishtinës

  • Peja ia ndali hovin Sigal Prishtinës
27 March 2016

Peja e ka fituar derbin e xhiros së XXV në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi të dielën mbrëma e ka mposhtur në “Karagaçi” skuadrën e Sigal Prishtinës me rezultat 94:80  (20:16, 24:19, 21:26, 29:19) në ndeshjen që nuk ka çuar peshë sa i përket renditjes tabelare. Megjithatë pejanët i dhanë fund serisë pozitive të prishtinasve dhe pas 23 fitoreve rresht në të gjitha garat verdhezinjtë më në fund i njoftuan bardhekaltrit me humbje.

Në fakt kjo edhe ishte disfata e parë për trajnerin e Prishtinës, Antonis Constantinides pas tre muajve në krye të kampionëve në fuqi të Kosovës.

Takimi nisi më mirë për Pejën që në periudhën e parë fitoi me katër pikë epërsi, 20:16. Pesë pikë në favor të Pejës ishte diferenca në periudhën e dytë, ndërsa e treta i takoi kryeqytetasve që e fituan me rezultat 21:26. Në të fundit, Peja e thelloi epërsinë për ta përfunduar gjithë ndeshjen me 14 pikë dallim.

Basketbollisti më i mirë i kësaj ndeshje ishte alo-qendra e Pejës, Fisnik Rugova, i cili e përmbylli takimin me 27 pikë, 15 kërcime e 3 asistime. Ndërkaq me lojë të mirë te vendasit është shquar edhe Alban Veseli, i cili ka kontribuar me 19 pikë, kurse Kevin Borwell ka shtuar 17 pikë dhe Ronald Davis me 16 sosh.

Te Prishtina më efikasit ishin Mohamed Abukar me 16 pikë dhe Dardan Berisha me 14 sosh.  Peja është lidere e Superligës me 43 pikë, duke lënë pas vetes Sigal Prishtinën me 38 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.Tashmë bilanci ndërmjet këtyre dy skuadrave në të gjitha garat është 4:4, derisa Peja në Superligë e ka mposhtur 3 herë Prishtinën dhe është mundur 1 herë.