Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja luan për vend të parë, Sigal Prishtina për të dytin

  • Peja luan për vend të parë, Sigal Prishtina për të dytin
3 March 2015

Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së dytë të garave në ligën ballkanike BIBL. Sot në ora 18:00 në Pallatin e Rinisë, Sigal Prishtina e pret ekipin bullgar Rilski. Sigal Prishtina e ka fituar duelin e parë me 23 pikë dallim dhe ka një pikë më shumë në tabelë që do të thotë se vetëm nëse humb me dallim prej 24 pikësh ose më shumë, e humb edhe pozitën e dytë në tabelë.

Në anën tjetër ekipi i Pejës në rast se nesër fiton në Bar, në ndeshjen kundër Mornarit klasifikohet direkt në gjysmëfinale. Pejanët cilësohen si favoritë meqë Mornari tashmë nuk ka gjasa për plasman në fazën e tretë dhe ndeshjen e zhvillon më shumë për prestigj.

Pejanët ndërkaq, nëse nuk fitojnë, do të përfundojnë si të tretit në grupin D, që do të thotë se ballafaqohen me ekipin e dytë të grupit C, sipas të gjitha gjasave Sigal Prishtinën.

Fitorja do t'i mundësonte Pejës plasman ndër katër ekipet më të mira dhe njëkohësisht do të siguronte se Peja me Sigal Prishtinën nuk mund të takohen deri në finale të ligës BIBL. Takimi ndërmjet Mornarit dhe Pejës zhvillohet nesër dhe fillon në ora 18:30.